• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Mister mbi vdekjen e studentes në Tiranë/ Në trup iu gjetën mbishkrime të çuditshme

25/05/2021
in Aktualitet
0
Evgjeni Baxho

Evgjeni Baxho

Një 23-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me qira në lagjen Ali Demi, pasi kishte ardhur në Tiranë për të studiuar.

Kur ngjarja u bë publike me datë 18 maj, u aludua se viktima Evgjeni Baxho kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë, por në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje të frikshme.

Në dokumentin e publikuar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkrime.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është vënë re në trupin e kufomës, në pjesën e barkut një shkrim i panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq”, – thuhet në dokument.

Më tej thuhet se në cilësinë e provës materiale janë janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung në pronësi të viktimës, një laptop i saj, një tampon steril me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut dhe një fletë format A4 e shkruar me stilolaps blu. Po ashtu edhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile.

“Gjatë këqyrjes së banesës në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung në pronësi të kufomës dhe një laptop i saj. Po ashtu janë sekuestruar një tampon steril me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut për të cilën është bërë vendimi biologjik. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një fletë format A4 i shkruar me stilolaps blu dhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile dhe objekte të tjera të ngjashme”,- thuhet tek dokumenti i oficerit të Policisë Gjyqësore.

Grupi i hetimit shton për ngjarjen në fjalë se gjeti pranë vajzës një recete, një raport të marrë nga instituti shëndetësor të firmosur në datën 12 maj, një fletë e bardhë e shkruar me shkrim dore me stilolaps blu, që fillon me fjalët: “Vet nga fjala virtualizëm ‘ dhe përfundon me shkronja shtypi “DISK DEFRAGMENT’ .

Burimet e TCH thonë se letra ka 16 rreshta ku pas numrit 4 shkruhet “borë metal”. Ndërkohë për ngjarjen në fjalë është marrë në pyetje një 26 vjeçar me inicialet S.S. 

Në dëshminë e tij 26-vjeçari ka thënë:

“E kam njohur Evgjeni Baxho, pasi punonte tek Vodafone dhe e kam njohur pasi i çoja kafen tek dyqani. Më pas ka patur raste kur ishte kohë me shi dhe ajo më thoshte që kur ta mbaronte punën ta çoja deri afër shtëpisë dhe unë e kam çuar me makinë deri afër shtëpisë. Ndonjëherë kam dalë për kafe por marrëdhëniet me të ishte vetëm shoqërore. Në lidhje me Evgjeninë di që jetonte me një shoqe të quajtur Anxhela dhe më pas jetonte vetëm. Nuk dija të kishte të dashur.

Ditën e dielë duke qenë se ajo kishte 10 ditë që nuk kishte ardhur në punë i shkrova në instagram dhe e pyeta nëse do dilte për kafe. Pranoi dhe dolëm për kafe në Farkë. E kam pyetur për shëndetin dhe më tha që i dhimbnin pak bajamet dhe kam vënë re që ishte pak e enjtur tek buza.

Nuk kemi qëndruar shumë pasi bënte freskët dhe ndërkohë e mori edhe tezja në telefon, të cilës ja mbylli telefonin dhe Evgjenia tha ‘hajde çohemi se do vete pak tek tezja’. Jemi çuar dhe më pas nuk kam kontaktuar më me të. Ajo më tha se ditën e nesërme do shkonte në një klinikë private për të bërë analizat dhe për të bërë vizitën dhe me siguri do shkonte dhe në punë”.

Policia: A të ka thënë që do shkonte doktori ta vizitonte në shtëpi?

S.S: Jo nuk ma ka thënë diçka të tillë

Policia: A keni vënë re nëse Evgjenia shoqërohej me ndonjë person në moshë të madhe?

S.S – Jo nuk e kam parë ndonjëherë me ndonjë person në moshë të madhe.

Policia: A keni vënë re ndonjë vizatim të bërë nga Evgjenia në trupin e saj ?

S.S: Jo nuk kam parë ndonjë vizatim dhe as nuk e kam vënë re.

Policia: A keni dijeni nëse Evgjenia frekuentonte ndonjë lloj besimi?

S.S: Nuk kam informacion për këtë . Ne kur dilnim për kafe bënim muhabet në lidhje me punën ose familjen dhe nuk kemi bërë ndonjëherë muhabet për tema të tjera.

Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje i kanë Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë deri në dalje të aktit të ekspertimit për shkakun e vdekjes./TCH/

Tags: ali demiEvgjeni Baxhombishkrime ne trupTiranevdekja e studentes
Previous Post

OBSH: Shqipëria, ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Evropë nga orët e gjata të punës

Next Post

Pas videos së dyshimtë, del rezultati i testit të drogës për Måneskin

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Pas videos së dyshimtë, del rezultati i testit të drogës për Måneskin

Pas videos së dyshimtë, del rezultati i testit të drogës për Måneskin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.