Krujë- Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, mjegulla ka pushtuar disa zona në ultësirat e vendit, ashtu si në zonat e ultësirës në Krujë dhe Kurbin.
Dendësia e mjegullës është e pranishme në aksin e autostradës Fushë-Krujë- Milot duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve, prania e mjegullës e bën më të vështirë qarkullimin në këto pjesë të rrugës.