• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Mjeku Arian Mezini paraqet deklarata nga OBSH, EMA dhe FDA: Konfirmohet përdorimi i barnave AIJS te pacientët me COVID-19

25/05/2021
in Sociale
0
Mjeku Arian Mezini paraqet deklarata nga OBSH, EMA dhe FDA: Konfirmohet përdorimi i barnave AIJS te pacientët me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) ka dalë në përfundimin se nuk ekziston asnjë lidhje mes AIJS-ëve dhe përkeqësimit të COVID-19. 

Me shpërthimin e pandemisë COVID-19, pati një shqetësim në rritje në publik në lidhje me përdorimin e barnave anti-inflamatore jo-steroide, veçanërisht në rrjete sociale. Ndërkohë, ka pasur një konfuzion në rritje mes pacientëve që përdorin barna anti-inflamatore jo-steroide (përfshi ibuprofenin) për sëmundje kronike dhe sëmundje të tjera.

Më 28 prill, rreth 400 mjekë dhe farmacistë nga Shqipëria diskutuan gjatë një seminari virtual organizuar në Tiranë në lidhje me sigurinë e AIJS-eve gjatë pandemisë së COVID-19. Me këtë rast u bë edhe një paraqitje e pikëpamjeve të bëra publike nga organizatat shëndetësore dhe rezultatet e kërkimeve të bëra. Folësit ishin në të njëjtën linjë me qëndrimin e autoriteteve shëndetësore globale se aktualisht nuk ekziston asnjë lidhje mes barnave anti-inflamatore jo-steroide (siç është ibuprofeni) dhe përkeqësimit të gjëndjes së shkaktuar nga COVID-19; barnat anti-inflamatore jo-steroide mund të vazhdojnë të përdoren në përputhje me informacionet e miratuara të produktit.

“Nuk ekziston asnjë element që vërteton efektet negative serioze dhe ndikimin afatgjatë në mbijetesën dhe në cilësinë e jetës së pacientëve të prekur nga COVID-19 si rezultat i përdorimit të barnave anti-inflamatore jo-steroide,” u tha në njoftimin e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) i cili iu paraqit Profesionistëve Shqiptarë të Shëndetit gjatë seminarit virtual.

Doktor Arian Mezini, pneumolog në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në fjalën e tij foli për përdorimin e barnave anti-inflamatore jo-steroide dhe COVID-19. Dr. Arian Mezini paraqiti deklarata nga OBSH, EMA dhe FDA, të cilat janë të gjitha në një linjë për sa i përket faktit se pacientët dhe profesionistët e shëndetësisë mund të vazhdojnë të përdorin barna anti-inflamatore jo-steroide (siç është ibuprofeni) në përputhje me informacionet e miratuara të produktit.

“Aktualisht nuk ka asnjë arsye që pacientët të cilët përdorin ibuprofen ta ndalin trajtimin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pacientë që marrin ibuprofen apo barna të tjera anti-inflamatore jo-steroide për sëmundje kronike,” shpjegoi dr. Arian Mezini, i cili iu referua deklaratës së Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Gjatë fazave të para të pandemisë së koronavirusit (COVID-19) ekzistonte shqetësimi se ibuprofeni, një bar që përdoret rëndom për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës, por edhe të sëmundjeve kronike, mund ta përkeqësonte gjendjen shëndetësore të një pacienti të prekur nga koronavirusi. Për shkak të këtyre pretendimeve, u krye një studim danez i bazuar në regjistrin civil kombëtar, për të hetuar lidhjen mes barit anti-inflamator jo-steroid dhe vdekshmërisë për 30 ditë dhe pasojave të tjera negative të sëmundjes, siç është hospitalizimi dhe shtrimi në terapi intensive, intubimi dhe terapia akute e zëvendësimit renal në të gjithë pacientët që kishin rezultuar pozitiv për SARS-CoV-2. Studimi danez nuk ka treguar asnjë lidhje mes rezultatit të shpallur dhe përdorimit të barnave anti-inflamatore jo-steroide, përfshi ibuprofenin. 

“Ne jemi në dijeni të shumë lajmeve të rreme që janë përhapur në internet, veçanërisht në fazën e parë të pandemisë COVID-19 dhe shpresoj që të jemi të gjithë të vetëdijshëm për faktin se duhet të tregohemi mjaft të kujdesshëm në trajtimin e lajmeve të tilla. Kur bëhet fjalë për barna anti-inflamatore jo-steroide, siç është ibuprofeni, më duhet të nxjerr në pah faktin se Agjencia e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) ka vënë në dukje se aktualisht nuk ekziston asnjë lidhje mes përdorimit të barnave dhe përkeqësimit të simptomave të infeksionit COVID-19″, –u shpreh dr. Arian Mezini.

Në fund, u arrit në përfundimin se kur fillon trajtimi i temperaturës apo dhimbjes te pacientët me COVID-19, pacientë dhe profesionistë të shëndetit duhet t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme, përfshi këtu paracetamolin dhe barnat anti-inflamatore jo-steroide. Çdo bar ka të mirat dhe rreziqet e tij të cilat listohen në informacionin e produktit (Përmbledhje e Karakteristikave të Produktit dhe Fletushka me Informacione për Pacientin).

Ky seminar virtual u mbështet nga kompania BGP Products Switzerland, zyra e përfaqesisë Tiranë, një kompani Viatris.

Tags: albanewsbarnat aisj tek pacientet me covidEmafdaibubrofenimjeku arian meziniobshsiguria e barnave
Previous Post

KE: Shqipëria nuk i ka përmirësuar masat për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave

Next Post

Rama konsultim me rektorët e universiteteve publike: Studentët tanë mund të marrin në të ardhmen diploma europiane

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
Rama konsultim me rektorët e universiteteve publike: Studentët tanë mund të marrin në të ardhmen diploma europiane

Rama konsultim me rektorët e universiteteve publike: Studentët tanë mund të marrin në të ardhmen diploma europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.