TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpërndarë një apel për të gjithë drejtuesi e mjeteve, të cilët udhëtojnë në një kohë kur moti i keq ka pushtuar vendin. Me anë të një postimi në Facebook, ARRSH kërkon nga shoferët që të lëvizin me goma dimërore dhe me zinxhirë për të shmangur incidentet gjatë rrugës.
“Bllokimi i tyre në rrugë nga ky shkak po bëhet pengesë për borëpastrueset, kripëhedhëset e mjetet e tjera që po punojnë në rrugë. Në këto kushte, ju bëjmë thirrje të gjithë drejtusëve, që të lëvizet vetëm me goma dimri ose zinxhirë, me qëllim që të mos pengohemi për të mbajtur të hapura akset në shërbim të të gjithë përdoruesve të rrugës,”-shkruhet ndër të tjera në njoftim.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM:
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, të cilët janë të detyruar të lëvizin në këto ditë, kur moti është përkeqësuar ndjeshëm dhe situata e lëvizjes në rrugë është vështirësuar. Reshjet e dendura të borës, shoqëruar edhe me erë të fortë kanë mbuluar gjithë vendin. Kontraktorët e mirëmbajtjes së rrjetit rrugor kombëtar, që administrohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë në terren me forca të shtuara me mjete, staf dhe materiale kripë, që gjatë natës së kaluar e gjatë ditës pa pushim. Me gjithë njoftimet e dhëna në media për motin e keq që do përfshinte vendin, mjetet lëvizin të papërgatitur me goma dimërore e pa zinxhirë. Bllokimi i tyre në rrugë nga ky shkak po bëhet pengesë për borëpastrueset, kripëhedhëset e mjetet e tjera që po punojnë në rrugë. Në këto kushte, ju bëjmë thirrje të gjithë drejtusëve, që të lëvizet vetëm me goma dimri ose zinxhirë, me qëllim që të mos pengohemi për të mbajtur të hapura akset në shërbim të të gjithë përdoruesve të rrugës. Ju lutem zbatoni sinjalistikën rrugore, lëvizni me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet!