Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, vizitoi vendin tonë këtë të hënë. Vizita e tij zyrtare në Tiranë filloi me kreun e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri. Dendias u takua gjithashtu me kryeministrin Edi Rama e homologen e tij në Shqipëri, Olta Xhaçka, ku u mbajt edhe një konferencë e përbashkët për shtyp me Xhaçkën.
Por burime për Alba News bëjnë me dije se gjatë vizitës së sotme ministri i jashtëm grek, Dendias nuk është takuar me kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.