• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Mos më ngri zërin”, “Keni frikë”/ Rama përplaset me Tabakun në komisionin për inceneratorët

23/02/2022
in Politikë
0
“Mos më ngri zërin”, “Keni frikë”/ Rama përplaset me Tabakun në komisionin për inceneratorët

Nisin debatet e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

I thirrur për të dëshmuar, kryeministri Rama është pyetur nga Tabaku nëse ka dijeni që plehrat janë financuar me paratë e shqiptarëve.

Rama e nis fjalën e tij duke theksuar se po i ofendohet inteligjenca.

Pjesë nga debatet:

Rama: E kam problem ofendimin e inteligjencës, e kam shumë problem, kur inteligjenca ofendohet deri në këtë pikë, se po të them zonjë mos më cito gabim. Jeni ju që po bëni propagandë. Të thashë që unë nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie, ndaj pyetja a e mbani mend atë mbledhje qeverie është e gabuar. Pse duhet ta mbaj mend atë mbledhje qeverie, çfarë është mbledhja e qeverisë, është diçka që bëhet çdo javë. Mbaj mend vetëm mbledhjen e qeverisë, kur është vënë fotografia e Ismail Qemalit.

Tabaku: I kërkoj teknikës, nuk është normale që të më mbyllet mua mikrofoni e t’i rri dëshmitarit hapur. Z. dëshmitar, në këtë mbledhje qeverie është marrë vendimi për financimin paraprak të një kontrate koncesionare, për të cilën sot është i akuzuar një ministër socialist. Pa ju cenuar inteligjencën, kisha menduar se mund ta kishit kërkuar këtë vendim të Këshillit të Ministrave. A jeni në dijeni të faktit se çdo punë e bërë për trajtimin e mbetjeve është bërë me paratë e buxhetit?

Rama: Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie, as për ndonjë mbledhje qeverie, zonjë, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Ish-ministri është nën akuzë për korrupsion, që ai individualisht ka kryer me palën tjetër. Prandaj, lidhja mes mbledhjeve, vendimeve, funksionimit të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive, se nuk ka lidhje fare. Ajo është një marrëdhënie që dyshohet, sepse duhet ta provojë gjykata, dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion, por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, që impiantet nuk janë ndërtuar, që revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plehrash në mes të Evropës, në një vend që nuk mbytet nga plehrat, që ka shkuar përpara, falë të gjitha këtyre vendimeve e të gjitha këtyre veprimeve. Unë jam në dijeni që në Elbasan e Fier janë ndërtuar dy vepra, për të cilat unë jam krenar.

Ndërhyn Tabaku

Rama: Përqendrohu.

Tabaku: Kam nevojë të fokusoheni te pyetjet.

Rama: Çfarë duhet të them unë i shkreti, kur ju më pyetët për buxhetin.

Tabaku: Të mos kalojmë nga një pyetje te tjetra.

Rama: Jo, jam te buxheti.

Tabaku: Të lutem, kjo propaganda, gropa me plehra.

Rama: Zonjë, më lini të flas.

Tabaku: E kuptoni pyetjen?

Rama: Nuk e kuptova, por e ndjej.

Tabaku: Lëri batuat e ironitë për jashtë. A jeni në dijeni se plehrat janë financuar me buxhetin e shtetit, meqë e doni kështu?

Rama: Jo e dua unë, por kështu duhet, se e dua shumë gjuhën shqipe.

Tabaku: Mos na trego çdo lloj gjëje.

Rama: O zonjë, s’po ju tregoj çdo lloj gjëje.

Tabaku: Mos na ngrij zërin.

Rama: S’po ngre zërin, por ju keni frikë.

Tabaku: Keni ju frikë nga ligji, se keni një ish-ministër në burg.

Rama: Mos më ndërprisni.

Tags: albanewsedi ramainceneratoretjorida tabaku
Previous Post

Polonia do të heqë shumicën e masave anti-COVID! Kryeministri: Ndryshimet hyjnë në fuqi më 1 mars

Next Post

Tabaku i kujton Tahirin, Rama: Çfarë ka bërë jashtë punëve me mua është përgjegjësi personale edhe pse e dhimbshme!

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Tabaku i kujton Tahirin, Rama: Çfarë ka bërë jashtë punëve me mua është përgjegjësi personale edhe pse e dhimbshme!

Tabaku i kujton Tahirin, Rama: Çfarë ka bërë jashtë punëve me mua është përgjegjësi personale edhe pse e dhimbshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.