Bashkë me virusin e covid 19 në popullatë ka shumë viroza dhe ndoshta edhe virusi i gripit por ende nuk është izoluar në laboratorin e ISHP. Por me t’u shfaqur simptomat e para qytetarët i kap paniku dhe nisin menjëherë mjekim edhe pa u vizituar tek mjeku nga frika se mos kanë rënë në kontakt me Sars cov 2.
“Simptomat janë lehtësisht të ngatërrueshme pasi ka këputje, temperaturë , kollë , të përziera diarre tek të dyja”
Ajo çfarë është më shqetësuese, nga frika, qytetarët sapo ndiejnë shenja edhe pa i konfirmuar ato nëse janë Covid kanë filluar të shpërndajnë recetat e mjekimit tek njeri tjetri duke i nisur antibiotiket pa konsultën e mjekut. Por në fakt kjo vështirëson gjendjen e tyre shëndetësor pasi antibiotiket të cilët luftojnë bakteriet ulin imunitetin në organizëm dhe nëse je prekur nga covid i cili e ul më shume imunitetin përkeqëson gjendjen shëndetësore . Ndaj mjeku Mandri ka një sugjerim për të gjithë.
Organizata botërore shëndetësisë ka paralajmëruar tanimë se na presin disa muaj të vështirë për shkak edhe të dimrit që po troket . Ndaj vëmendje tek masat që na mbajnë larg virusit distancë higjienë dhe maskë.