Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kreut demokrat, Lulzim Basha mbi menaxhimin e situatës së pandemisë, duke i kërkuar që të lërë akuzat për ata që luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit.
Rama kujton miratimin nga ana e Shqipërisë të rezolutës së Këshillit të Evropës për raportin e Dick Marty-t në periudhën kur Partia Demokratike ishte në pushtet.
“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë! E thuaje çfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”- shkruan Rama.