• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

MOSKA PRITET TË NIS VAKSINIMIN KUNDËR KORONAVIRUSIT BRENDA JAVËS

20/10/2020
in Botë
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Rusi- Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se vendi që ai udhëheq do të nisë vaksinimin masiv kundër koronavirusit në periudhën “dhjetor-janar”, teksa synon të hapë dy spitale tjera, ashtu që autoritetet të përballen më lehtë me rritjen e numrit të rasteve të infektimit.

Sobyanin e ka bërë këtë njoftim në faqen e tij online më 19 tetor, pa dhënë detaje sesi do ta menaxhojë qyteti këtë proces.

Në muajin gusht, Rusia ka miratuar vaksinën për koronavirus, të ashtuquajtur Sputnik-V për përdorim të brendshëm, njëherësh vendi i parë që ka marrë një hap të tillë, duke nxitur debate në mesin e komunitetit ndërkombëtar të shkencëtarëve, të cilët kanë pretenduar se nuk janë kryer teste të mjaftueshme për të.

Mirëpo zyrtarët shëndetësorë rusë kanë përkrahur vaksinën. Rusia ka miratuar tashmë vaksinën e dytë dhe ishte planifikuar të nisë testimin e së tretës më 19 tetor.

Ky vend, që renditet i katërti në botë për nga numri i të prekurve me këtë virus, apo mbi 1.4 milionë të infektuar, është duke përjetuar valën e dytë të rasteve, sikurse shumë vende tjera në botë.

Pandemia me koronavirus në Moskë “është jashtëzakonisht e rëndë” dhe kryeqyteti është duke u përballur me “pikun serioz” të krahasueshëm me pranverë, ka thënë Sobyanin.

Dy objektet e reja spitalore do të ndërtohen brenda një parku lokal dhe një qendre tregtare të madhe. Këto qendra pritet të kenë kapacitet për të trajtuar rreth 3,500 pacientë me koronavirus.

Moska ka regjistruar 5,376 raste të reja më 19 tetor, njëherësh numrin më të madh prej 12 majit. Autoritetet e qytetit kanë nisur të ashpërsojnë masat për të parandaluar përhapjen e virusit.

Policia në Moskë është duke patrulluar transportin publik për të siguruar që njerëzit janë duke vendosur maskat, ndërkohë që qeveria është duke gjurmuar në mënyrë digjitale personat që vizitojnë baret dhe klubet tjera. Autoritetet e Moskës po ashtu u kanë kërkuar kompanive që të punojnë sa më shumë nga shtëpitë./REL

Tags: covid19moska per vaksiniminvaksina kunder covid
Previous Post

ATENTATI NË VLORË/ 27- VJEÇARI: MË QËLLUAN ME PISTOLETË NGA MAKINA

Next Post

PANDEMIA NA KTHEN DY VJET PAS, SHQIPËRIA DO TË ARRIJË NIVELIN EKONOMIK TË VITIT 2019 MË 2022, SIPAS FMN

Related Posts

Studimi: Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

Studimi: Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

13/08/2022
77 vjet nga sulmi në Nagasaki, të mbijetuarit e krahasojnë me Ukrainën

77 vjet nga sulmi në Nagasaki, të mbijetuarit e krahasojnë me Ukrainën

13/08/2022
Zbulohet një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë, 35 të infektuar

Zbulohet një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë, 35 të infektuar

13/08/2022
‘House of Zana’ fiton gjyqin ndaj ‘Zara’-s, pse pronarja e huaj zgjodhi emrin në shqip për biznesin e saj?

‘House of Zana’ fiton gjyqin ndaj ‘Zara’-s, pse pronarja e huaj zgjodhi emrin në shqip për biznesin e saj?

13/08/2022
Lija e majmunit, Europa do të zgjerojë vaksinimin kundër sëmundjes

Lija e majmunit, Europa do të zgjerojë vaksinimin kundër sëmundjes

10/08/2022
Deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda! E papranueshme

Deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda! E papranueshme

08/08/2022
Next Post
Projeksionet për PBB para dhe pas pandemisë

PANDEMIA NA KTHEN DY VJET PAS, SHQIPËRIA DO TË ARRIJË NIVELIN EKONOMIK TË VITIT 2019 MË 2022, SIPAS FMN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Luana Vjollca rrëfen: Donin të më përdhunonin në mes të rrugës

    Luana Vjollca rrëfen: Donin të më përdhunonin në mes të rrugës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen FOTO-t që e reja nga Durrësi shkëmbente me “rrëmbyesin” nga Lushnja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • WhatsApp njofton risitë e reja, ju vendosni se kush do t’iu shohë nëse jeni online, mund të dalësh nga grupet pa e vëne re askush

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja: Rritet me 5 lekë nafta, nga sot shitet me 221 lekë/litër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Çështja e detit, Meta: Kryeafarë, Rama i kapur, por nuk them dot më shumë në publik

Çështja e detit, Meta: Kryeafarë, Rama i kapur, por nuk them dot më shumë në publik

17/08/2022
73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit, Berisha: Rama hesht për këtë krim

73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit, Berisha: Rama hesht për këtë krim

17/08/2022
Çmimet e larta frenojnë konsumin e karburanteve

Nafta në bursa bie në nivelet e para luftës, në Shqipëri nuk ndryshon

17/08/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.