Kompanitë e lundrimit kanë anuluar lëvizjen e trageteve nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas për shkak të stuhisë detare dhe dallgëzimit deri në 8 ballë.
Pritet që lundrimet të rifillojnë ditën e nesërme dhe pasagjerët do të rimbarkohen. Ata të cilët dëshirojnë të anulojnë udhëtimin e tyre, do të marrin mbrapshtë paratë e paguara për biletën.
Njëra prej kompanive ka njoftuar anulimin e udhëtimeve të planifikuara për mbrëmjen e sotme, përkatësisht: Bari-Durrës në orën 22:00 dhe Durrës-Bari po në orën 22:00.