Moti i keq me reshje të dendura shiu ka pushtuar të gjithë vendin, ku në jug të vendit raportohen edhe përmbytje të rrugëve, si në aksin Bistricë- Muzinë.
Po ashtu dëmtime ka pësuar edhe rruga e Zhulatit, që është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve dhe bërë e pakalueshme për mjetet e mëdha.
Si pasojë e reshjeve edhe lumi është u fryrë, por mbetet brenda shtratit. Në disa fshatra si Luftinjë dhe në Sukë ka probleme me energjinë elektrike. Liqeni i Viroit është shumë pranë pikës kritike. Dalja nga shtrati rrezikon bllokimin e rrugës nacionale Gjirokastër – Tepelenë.