Britania është përfshirë nga moti i keq dhe stuhi dëborë.
Mediat angleze shkruajnë se parashikuesit e motit kanë lëshuar deklarata të forta në lidhje me situatën në vijim të motit.
Sipas tyre stuhi më mëdha dëbore do të përfshijnë të gjithë Anglinë si edhe skain verior të Skocisë. Sipas sinoptikanëve vendet rurale në Angli mund të bllokohen për disa ditë për shkak të motit të keq, ndërkohë që udhëtimet janë të ndaluara për shkak të vështirësisë së tyre.