• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Moti i keq në Durrës/ Era e fortë dhe deti i trazuar anulojnë tragetet e linjës së Barit dhe anasjelltas

29/12/2020
in Aktualitet
0
Moti i keq në Durrës/ Era e fortë dhe deti i trazuar anulojnë tragetet e linjës së Barit dhe anasjelltas

Gjiri Durrësit u përfshi nga një mot i paqëndrueshëm me stuhi dhe erëra të forta, që shkaktuan probleme në të gjithë qytetin duke shkatërruar jo vetëm ndërtesa me skelete druri, tenda apo tabelat e reklamave, por edhe hodhi poshtë skelat e pallateve dhe objekteve në ndërtim e sipër.

Për fat të mirë, mësohet se u regjistruan vetëm dëme materiale dhe nuk pati asnjë të lënduar. Për shkak të motit të keq u anuluan tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas për datat 28 dhe 29 dhjetor, për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.

SITUATA- Era e fortë nuk ka kursyer as statujën e Redonit, e cila u vendos rreth 1 vit më parë në hyrje të shëtitores “Taulantia”, në lagjen Nr 1 të qytetit. Statuja e Redonit, vepër e artistit të mirënjohur Ilirjan Xhixha, ishte vendosur në një nga sheshet kryesore të Durrësit, si një simbol i fuqisë dhe përkatësisë pellazgo-ilire.

Por era e fortë e kësaj të marte e ka shkëputur një pjesë të skulpturës, pikërisht perëndinë Redon që qëndronte në këmbë mbi kuajt e tij. Me mjetet e ndërmarrjes “Rruga” është bërë spostimi i pjesës së dëmtuar të skulpturës. I gjithi ky proces është monitoruar nga afër nga vetë skulptori Xhixha.

Perëndia Redon është dërguar në një ambient në Shkozet, ku do t’i nënshtrohet riparimeve të nevojshme dhe më pas ai do të instalohet sërish mbi kuajt e tij, në hyrje të shëtitores “Taulantia”.

Moti i keq që përfshiu qytetin e Durrësit ka bërë që shëtitorja “Taulantia” të ishte nën pushtetin e leshterikëve, tendave të thyera dhe skelave të një objekti të shpërndara në shesh. Si pasojë e erërave të forta, dallgët e fuqishme të detit nxorën në zonën e “Sfinksit” grumbujt të mëdhenj leshterikësh.

KAPITENERIA- Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëroi që moti i përkeqësuar do të shtrihej në gjithë bregdetin tonë deri më datë 30 dhe për këtë arsye do të pezullohen lundrimet e trageteve të linjave Durrës-Bari dhe Anasjelltas, pasi e njëjta situatë paraqitet edhe në bregdetin italian. Si pasojë e motit të keq, shoqëruar me stuhi shiu dhe erë të forta, është urdhëruar që të gjitha mjetet lundruese të ankorohen dhe të mos dalë asnjëra në det.

“Në datën 27-30 dhjetor 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug -perendim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s dhe forca e detit do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhej në njoftim.

Kujtojmë që u anuluan tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas për datat 28 dhe 29 dhjetor, për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.

Previous Post

Denoncimi i PD: Deputeti socialist mori 13.9 milionë euro nga qeveria dhe bashkia. Disa tendera u përfituan me dokumente false

Next Post

Aksidenti i pazakontë në Tiranë. Taksia përmbyset në mes të rrugës

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Aksidenti i pazakontë në Tiranë. Taksia përmbyset në mes të rrugës

Aksidenti i pazakontë në Tiranë. Taksia përmbyset në mes të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është këngëtari italian që refuzoi të dalë me Monica Bellucci

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kapet fieraku me karabinë, kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh në Fier

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Basha: Shqipëria i ka besuar PPP-ve, e fundit në Rajon për përfitimin e granteve nga BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.