Disa zona në Lezhë patën probleme me furnizimin ne energji elektrike për shkak të erës së fortë që përfshiu qytetin gjatë dy ditëve të fundit. OSSHEE njofton se është punuar gjatë ditës së djeshme deri në orët e vona të natës, por situata vijon të jetë problematike. Mësohet se pa energji kanë mbetur zonat Kallmet, Fishtë, Krajën, Gjader, Mabë, Zejmen, Pllanë, Rrilë e Tale.
OSSHEE bën me dije se rikthimi i energjisë do të jetë i mundur deri në orët e drekës pasi janë ngritur 10 grupe pune në terren.