Moti i keq me reshje të dendura shi dhe erë të fortë ka dëmtuar urën e fshatit Mesaplik në Selenicë, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit.
Për pasojë kanë mbetur të izoluar 300 banorë, pasi kjo urë është e vetmja rrugë që lidh fshatin me bashkinë Selenicë.
Alba News ka siguruar foto nga ura e dëmtuar e fshatit Mesaplik, ku pas prurjeve me ujë të shumtë të lumenjve fshati sot ka mbetur si ishull mes ujit.