Rajoni verior e jugor i vendit, janë përfshirë gjatë kësaj të diele nga reshje dëbore me intensitet të lartë, të shoqëruar me erëra të forta, gjë e cila ka shkaktuar dhe probleme në qarkullimin në akset kombëtare.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjikës njofton se po punohet për hapjen e akseve rrugore.
Zonat më problematike deri më tani janë paraqitur në qarqet Kukës, Dibër e Korçë.
Zonat problematike vijojnë si mëposhtë:
RAJONI VERIOR
• Në aksin Trebisht- Doganë (Xhepisht) ka reshje borë 30-35cm, qarkullohet me zinxhirë.
• Vijojnë reshje me intensitet të lartë në akset Klos – Peshkopi. Në Qafën e Buallit reshjet shoqërohen me erë të fortë.
• Segmenti Urë Cereneci – Klenjë, ka reshje dëbore 30 – 35cm, shoqëruar me erë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
• Qafë Bualli – Krastë, 20 – 25cm borë, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë
• Segmenti Kuben – Vasije, reshje dëbore që arrijnë 30-40cm, kalohet me zinxhirë.
• Peshkopi – Qafë Draje rreth 5-10cm bore, kalohet pa zinxhirë.
QARKU KUKES
• Aksi Kukës – Bushtricë, vazhdojnë reshjet e borës, e kalueshme me zinxhirë.
• Në aksin e Valbonës ka rënë rreth 2 cm borë në segmentin km 19 – 27.9, me temperatura të ulëta, aktualisht qarkullohet pa zinxhirë.
• Në aksin Krumë- Kukës ka reshje dëbore me intensitet, kalohet pa zinxhirë.
• Krume – Qafe Prush, kryqëzimi Plepa-Kam, e kalueshme pa zinxhirë.
• Kukës – Ura e Zapodit qarkullohet pa zinxhirë.
QARKU SHKODER
• Reshje bore edhe në Pukë – Fushë Arrës.
• Aksi Q.Mali – Fierze ka pasur rreth 20 cm borë. Është punuar për pastrim. Qarkullimi rapotohet normal pa zinxhirë. Reshjet vazhdojnë.
• Segmenti Hadroj- Qafe Bene ka reshje bore, e kalueshme pa zinxhirë.
RAJONI QENDROR
• Në Steblevë rreth 20 cm dëbore, por rruga është e kalueshme pa zinxhirë.
• K/Zemblak – Dogana Goricë 10 – 15 cm dëbore është pastruar dhe spërkatur kalohet pa zinxhirë.
• Libonik – Kufi Gramsh dëborë rreth 10 – 15 cm, seg. K/Strelce kufi Gramsh është pastruar dhe qarkullohet pa zinxhiri.
• Segm. Krujë-Sari Salltik, qarkullohet normalisht.
RAJONI JUGOR
• Reshjet vijojnë me intensitet në Qafë Thane – Qafë Plloçe
• Në Qarkun Korçë ka reshje të dobëta dëbore. Trashësia varion nga 5cm-15 cm.
• Në rrugën e Dardhës nga km 8 ,- km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore pasi ka reshje dëbore shoqëruar me erë të fortë.
Më tej në njoftim i bëhet thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike, pasi bllokimi i tyre në rrugë pengon punën e borëpastruesve.