64 pasagjerë në bord në tragetin e Linjës Vlorë-Brindisi, kanë qëndruar në det të hapur për 12 orë. Pritet që trageti të ankorohet në orën 16.00. Ishte parashikuar që të mbërrinte në orën 11 të paradites, por u vonua për shkak të erës së fortë.
Trageti është nisur nga porti i Brindisit në orën 7.05 të mëngjesit.