Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime të pata vranësirash gjatë orëve të para të ditës, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në Veriperëndim të Shqipërisë. Por në orët pasdites vranësirat do të shtohen përkohësisht duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në zona të izoluar në Veri dhe pjesërisht ne qendre të territorit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim të ulët.