TIRANË– Dita e sotme do të ketë rreshje shiu dhe në disa zona do të ketë edhe rrebeshe. Sipas Meteoalb gjatë pasdites moti do të përmirësohet dhe temperaturat do ndryshojnë nga 5 deri në 21 gradë.
PARASHIKIMI I MOTIT:
Mbetemi në ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut deri në orët e mesditës kur moti fillon dhe përmirësohet gradualisht në zonat perëndimore. Pasditja sjell dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie me 2° sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.