E kishte prej 50 vitesh në shtëpi, por Helen Fioratti , tregtare arti dhe pronar galerie, nuk e dinte se tavolina mozaik ku ajo pinte kafen çdo ditë në apartamentin e saj në Nju Jork ishte në fakt një mozaik i çmuar romak që dikur dekoronte një anije të përdorur nga perandori Kaligula.
Zbulimi u bë nga Dario Bufalo, një arkitekt dhe studiues i materialeve prej guri dhe koleksionist. De Bufalo mbajti një leksion dhe shpërndau kopje të librit të tij, që u ndoqën me interes edhe nga Helen e në libër ishte edhe një foto e mozaikut të humbur prej kohësh. Dikur mozaiku zbukuronte dyshemenë e njërës prej dy anijeve të mëdha festave që përdoreshin nga Kaligula në një liqen afër Romës dhe u fundosën kur u vra perandori.
Mozaiku dhe antikitetet e tjera u gjetën në liqen në vitin 1930 dhe u vendosën në një muze buzë liqenit. Në vitin 1944 kur nazistët u tërhoqën nga Italia, anijet dhe shumë thesare të tjera u dogjën. 70 vite më vonë, ndërsa De Bufaloi firmoste kopje të librit të tij, ai dëgjoi një burrë t’i thoshte një gruaje se ajo që po shikonte ishte mozaiku në apartamentin e tij në Nju Jork. Në vitin 2017, Helen Fioratti dhe bashkëshorti i saj blenë mozaikun nga një familje fisnike italiane.
“Ishte një blerje e pafajshme. Është objekti ynë i preferua në shtëpi dhe e kemi atë prej 50 vitesh”, tha Helen. Mozaiku, 4 metër katrorë përbëhet nga mermer jeshil dhe i bardhë dhe zbukuronte anijen e ekstravagante të Perandorit Kaligula, një sundimtar i përbuzur që historia e përshkruan si mizor dhe të shthurur. Kur Kaligula u vra në vitin 41 pas Krishtit, vetëm pas 4 vitesh mbretërim, anijet u fundosën aty ku ishin, në mes të liqenit Nemi, një liqen i vogël vullkanik në juglindje të Romës. Dy mijë vite më vonë, nuk dihet si përfundoi mozaiku në dhomën e ndenjes së çiftit në Nju Jork.