Tiranë- Kryepeshkopi i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u rikthye në vend. Janullatos fitoi betejën me COVID-19, dhe u rikthye nga Greqia, ku fluturoi kur gjendja e tij shëndetësore u rëndua për shkak të virusit.
Tre ditë para Krishtlindjes kreu i Kishës Ortodokse është kthyer në Shqipëri pranë besimtarëve, të cilët e kanë pritur me lule.
Janullatos u nis drejt Greqisë më 11 nëntor, pasi gjendja e tij u rëndua. Pas kurimit ai e mori mjekimin nga shtëpia ku qëndroi deri më sot që u nis drejt Shqipërisë, për të mos munguar klështu në Krishtlindjet pas disa ditësh.