Izmir- “Mrekullia nën rrënoja e ka emrin Ayla!”- ky është titulli në mediat turke këtë mëngjes.
Vajza 4 vjeçare është shpëtuar e gjallë pas 91 orësh kërkimesh nën rrënoja. Vogëlushja doli e buzëqeshur nga aty ku kishte ngecur dhe shprehia e fytyrës së saj teksa ishte në barelë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Guvernatori i Izmir, Yavuz Selim Köşger e shpërndau këtë lajm të mirë në llogarinë e tij në rrjetet sociale me deklaratën: “Ayla Gezgin u shpëtua e gjallë“.
Nga tërmeti i tmerrshëm i të premtes në Izmir kanë humbur jetën 102 persona dhe 1026 njerëz janë plagosur. Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në 5 nga 17 ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti 6.6 ballë që preku qytetin.