TIRANË– Shtyhet për të 90-ën herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca gjyqësore për grabitjen e parë në aeroportin e Rinasit.
Shkak është bërë mungesa e avokatëve. Aleksandër Murataj ka kërkuar ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër e grupit të dënuar ne Shkallë të Parë për grabitje te disa blindave me armë.
Aleksandër Murataj është vëllai i të ndjerit Admir Murataj, i vrarë pas një tjetër grabitjeje në Rinas.
Murataj, së bashku me 8 persona të tjerë akuzohen për dy grabitje me armë në rrugën e Rinasit, në 2017, ku u arrit të grabiteshin rreth 7 milionë euro.
Të arrestuar për dy grabitjet janë Fatian Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Dash Kupa, Aleksandër Murataj, Dritan Sinanaj, si dhe i penduari i bandës Admir Çerpja.