Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson deklaroi se do të mbyllen të gjithë korridoret e fluturimeve nga ora 4:00 e ditës së hënë.
“Mbyllja e përkohshme e kufijve vjen si mbrojtje nga rreziku i mutacioneve të koronavirusit. Kjo do të zbatohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar“, tha sot Boris Johnson.
Kushdo që vjen në vend duhet të ketë provën e një testi negativ si dhe duhet të jenë të kujdesshëm me zbatimin e masave, ndryshe do të gjobiten.
Ata që mbërrinë në Britani, duhet të qëndrojnë 10 ditë në karantinëm dhe duhet të kryejnë një tjetër test Covidi, shkruan The Guardian.
Pezullimi i korridoreve do të zgjasë për një muaj. Ky vendim mund të zgjatet në varësi të situatës.
Deri më tani janë vaksinuar 3.2 milionë njerëz në Britaninë e Madhe.