Këngëtarja Miley Cyrus është parë duke pushuar në Cabo San Lucas me të dashurin e përfolur Max Morando. Dyshja thuhet se janë bashkë që nga nëntori i vitit 2021, por lidhja e tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Por kush është Max Morando?
Max Morando është 23 vjeç dhe është bateristi kryesor i grupit Lily, ndërsa më parë ka qenë anëtar i The Regrets, nga 2015-a deri në vitin 2018. Përveç talentit të tij muzikor, Morando është bërë pjesë edhe e industrisë së modës. Këngëtarja 29-vjeçare, Miley Cyrus, zbuloi se ai stiloi rrobat që ajo kishte veshur në një fotosesion të Vogue, duke e quajtur Morando-n një prej artistëve të saj të preferuar. Miley Cyrus dhe Max Morando u shfaqën për herë të parë së bashku në shfaqjen e modës në Los Angeles, Gucci Love Parade, në nëntor 2021.
Ata u panë të kapur për dore në natën e Vitit të Ri dhe ndanë një puthje. Pak ditë më parë, çifti u fotografua në një pushim romantik në Cabo San Lucas, në Meksikë. Megjithatë, ata ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen.