Myslim Murrizi, kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare ka depozituar një kërkesë në KQZ për të marrë filmimet e KZAZ-ve në qarqet ku ka shpallur kandidaturën. Në një status në Facebook, Murrizi shkruan se pas kësaj, ai do të depozitojë një kërkesë për rinumërim për të parë se sa nga 83 mijë votat e pavlefshme kanë qenë të tijat.
Më pas, Murrizi thkeson se pas këtyre hapave do të kërkoje verifikim nga SPAK për të zbuluar nëse pavlefshmëria e votave është bërë me qëllim nga numëruesit të cilët i konsideron fundërrina.
“Sot depozitova kerkesen prane KQZ per te mare pamjet filmike te kameres qendrore te KZAZ ne 4 qarqe Pas kesaj do te depozitoj kerkese per rinumerim dhe per te pare se sa nga 83.000 vota te quajtura te pavlefeshme kane shenjen e VOTUESIT TEK NR 3 PLDSH Pasi te shoh kete do ti drejtohem SPAKUT me denoncim per te hetuar me ekspertize se dy apo me shume shenja ne fleten e votimit a jane bere nga e njenjta dore apo duar te ndryshme? Deklarata e djeshme e kryetarit te PS Z Rama se 45% e votave te pavlefeshme jane te PS eshte motivi qe me ka shtyre te kerkoj se sa nga keto vota jane te PLDSH KUR “ ANKOHEN” PS PD LSI QE JU PASKAN “ PRISHUR”NUMERUESIT E TYRE VOTAT, PO NE NENTE PARTIT E TJERA ÇFAR DUHET TE BEJME ME KETA FUNDERRINA NUMERUES???”- shkruan Murrizi.