kreu i Kishës Katolike Imzot George Frendo tregon se ka shumë familje që kërkojnë ndihmë nga Kisha për problemet e tyre.
Imzot Frendo ngriti shqetësimin kryesor rritjen e çmimeve dhe pamundësisë së familjeve për të paguar qiratë e shtrenjta.
Frendo kujtoi kohën pas tërmetit të 26 nëntorit kur pati një rritje të lartë të çmimeve për shtëpitë që jepeshin me qira duke e cilësuar këtë si një akt të turpshëm.
Imzot Frendo për Ora News: Qytetarët kërkojnë shumë ndihmë nga kisha. Kemi familje që mezi kanë për të ngrënë. Por dhe familjet që nuk kanë për të paguar qiratë. Më vjen shumë keq kur shoh që shumë pronarë të shtëpive po abuzojnë me çmimin e qirasë. Për mua është shumë skandaloze kur pas tërmetin shumë pronarë kanë përfituar nga kjo tragjedi për të rritur çmimet e qirasë. Kjo është një padrejtësi e madhe. Edhe për materialet e ndërtimit janë rritur çmimet. Por është shumë amorale të përfitojnë nga një tragjedi e tillë. Ka dhe persona të tjerë që kërkojnë për të paguar dritat, për të blerë ilaçet por mundësitë tona janë të kufizuara. Natyrisht Kisha nuk mund të zëvendësojë kurrë shtetin.