• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Nacionalistët kroatë paralajmërojnë formimin e rajonit, Borrell: Situata në Bosnje shqetësuese

21/02/2022
in Botë
0
Nacionalistët kroatë paralajmërojnë formimin e rajonit, Borrell: Situata në Bosnje shqetësuese

Kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehu shqetësimin e tij për situatën në Bosnje e Hercegovinë, një ditë pasi nacionalistët kroatë të këtij vendi paralajmëruan se mund të formojnë rajonin e tyre.

Borrell i paralajmëroi udhëheqësit e tjerë në Konferencën e Sigurisë, që u mbajt në fundjavë në Mynih të Gjermanisë, se situata në Bosnje është “më shqetësuese se kurrë”. Bosnja tashmë është e ndarë në Federatën Boshnjake-Kroate dhe në entitetin e mbizotëruar nga serbët, i njohur si Republika Sërpska. Ndarja e tillë është bërë me Marrëveshjen e Dejtonit, të vitit 1995, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje midis serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve.

“Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tendencat devijuese tani janë vërtet shumë shqetësuese”, tha Borrell. Autoritetet shtetërore të Bosnjës dhe komuniteti ndërkombëtar tashmë po përballen me përpjekjet për ndarjen e Bosnjës, të udhëhequra nga lideri serb i këtij vendi, Millorad Dodik, i cili është edhe anëtar i Presidencës trepalëshe. Më 19 shkurt, organi që përfaqëson disa parti politike kroate në Bosnje kërcënoi se do të fillojë të punojë drejt krijimit të rajonit kroat në këtë vend, nëse ligjet zgjedhore nuk ndryshojnë në atë mënyrë që të rrisin përfaqësimin e kroatëve në nivel kombëtar.

Parlamenti Kombëtar Kroat, i udhëhequr nga partia më e madhe etnike kroate, HDZ, tha në një seancë të jashtëzakonshme se dështimi për të arritur marrëveshje për ndryshimet zgjedhore, do të sinjalizonte mungesën e kushteve për votim. Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje pritet të mbahen në tetor. Udhëheqësi i HDZ-së, Dragan Çoviq, tha më 19 shkurt se bisedimet e nisura vitin e kaluar me krerët boshnjakë për reformën e Ligjit Zgjedhor, duhet të rifillojnë këto ditë, por ai paralajmëroi se mungesa e marrëveshjes mund të çojë në bojkotimin e zgjedhjeve.

Sipas Ligjit Zgjedhor në Bosnje, qytetarët e Federatës zgjedhin dy anëtarë të Presidencës, ku njëri duhet të jetë boshnjak dhe tjetri kroat, ndërsa qytetarët e Republikës Sërpska zgjedhin anëtarin serb. Pakënaqësia e kroatëve me aleancën e tyre me boshnjakët ka nisur të rritet qysh në vitin 2006, kur një kroat nga një parti multietnike është zgjedhur anëtar i Presidencës dy herë radhazi.

Ata tani duan garanci që anëtari kroat i Presidencës të zgjidhet nga votimi ekskluziv i kroatëve në zonat me shumicë kroate në Bosnje. Shumë të huaj e konsiderojnë krizën aktuale në Bosnje si më të keqën që nga përfundimi i luftës, më 1995. Udhëheqësi serb i Bosnjës, Dodik, akuzoi të dielën “administratën amerikane dhe atë të Brukselit” për “favorizim të shumicës myslimane të Bosnjës” në atë mënyrë që, siç tha, e destabilizon Bosnjën në afat të gjatë. Dodik tha se nuk sheh asgjë të diskutueshme në kërcënimet e Parlamentit Kombëtar Kroat.

Borrell kërkoi “përgjegjësi nga liderët politikë në Bosnje” për të parandaluar, siç tha, “shpërbërjen e vendit”. Ai u bëri thirrje atyre që t’i kryejnë reformat e nevojshme kushtetuese dhe zgjedhore. “Ne nuk do të pranojmë ndarjen dhe shpërbërjen e Bosnjës”, tha Borrell në Mynih. Ai tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën në Bosnje në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme, më 21 shkurt./ REL

Tags: josep borrellrajoni i nacionalisteve kroatsituata ne bosnje
Previous Post

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen për Ukrainën dhe Bosnjën

Next Post

Cilat do të jenë pasojat për ekonominë botërore, nëse Rusia pushton Ukrainën?

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Cilat do të jenë pasojat për ekonominë botërore, nëse Rusia pushton Ukrainën?

Cilat do të jenë pasojat për ekonominë botërore, nëse Rusia pushton Ukrainën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.