Napoli ka regjistruar fitoren e tetë në 8 javë dhe është skuadra e vetme në 5 ligat kryesore evropiane që ka marrë pikët e plota. Të kaltrit vuajtën jo pak në shtëpi ndaj Torinos, por në fund arritën të fitonin 1-0.
Pas një nisje të vuajtur të vendasve, ku Torino pati dy raste të mira shënimi, është Napoli që merr frenat e lojës në dorë dhe përfiton penallti. Por Lorenzo Insigne gabon, portieri mik pret me lehtësi. E treta penallti e humbur këtë sezon nga Insigne.
Në pjesën e dytë të kaltrit rritin ritmin, por goli nuk po dilte në dritë. U desh sërish Osimhen që të nxirrte skuadrën me tri pikë, teksa shënoi në minutën e 81-të. Tani Napolin e pret transferta e vështirë me Romën.