SHBA– Është zbardhur biseda e fundit e autorit të shpërthimit në Nashvillë të SHBA-së, Anthony Quinn Warner me fqinjët e tij.
Një javë para përpara se të shpërthente bombën, Warner i ka thënë fqinjit të tij, se bota nuk do e harrojë kurrë atë.
Kur bomba shpërtheu në qendër të qytetit Nashville në mëngjesin e Krishtlindjes, fqinji Rick Laude mundi të kuptonte se çfarë qëndronte pas fjalëve të tij, dhe pse bota nuk do ta harronte.
Laude tregoi se mbeti pa fjalë kur mësoi se autoritetet identifikuan 63-vjeçarin, Anthony Quinn Warner, si të dyshuar për shpërthimin e bombës që i mori jetën vetë atij dhe plagosi tre persona të tjerë e dëmtoi dhjetëra ndërtesa . Rick tha për mediat se e kishte parë fqinjin duke qëndruar në kutinë e tij postare më pak se një javë para Krishtlindjes dhe aty shkëmbyen një bisedë. Pasi e pyeti sesi ishte me shëndet nëna e moshuar, Laude i tha me shaka nëse Babagjyshi do t’i sjellë ndonjë gjë të mirë për Krishtlindje. Warner buzëqeshi dhe tha: “Oh, po, Nashville dhe bota nuk do të më harrojë kurrë”.
Warner jetonte në Antioki, në periferi e Nashville. Shpërthimi ndodhi më 25 dhjetor dhe ishte i qëllimshëm.