Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë mjekja shqiptare Eni Doko. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Federatës së mjekëve në Europën, Aurora Dollenberg.
Përmes një postimi në Facebook, Dollenberg shkruan se mjekja Eni Doko ishte një njeri i mrekullueshëm dhe ka lënë pas një humbje të madhe për kolegët, familjen dhe miqtë.
Miq dhe të njohur të mjekes së njohur shqiptare, shprehen se e reja ka humbur jetën aksidentalisht, por nuk kanë dhënë detaje për shkaqet e vdekjes së saj.
“Dr. Eni Doko, nje Mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshem eshte larguar nga jeta, duke i lene familjes nje humbje te pamase dhe Ne si Koleg dhe miq te saj, duke na privuar nga privilegji qe ta kishim prane ne vitet qe vijne. Dr. Eni me te qeshuren, bukurine dhe driten tende do mbetesh perhera ne zemrat tona”, shkruan ajo.