Disa persona kanë grabitur një pikë karburanti mesditën e sotme në Shijak. Policia njofton se ata kanë ndaluar të furnizojnë makinën me karburant dhe më pas i kanë marrë xhiron ditore punonjësit 25-vjeçar me iniciale E.G. duke u larguar me shpejtësi.
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të gjetur provat e nevojshme për identifikimin e autorëve.
“Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës,(punonjës) dhe janë larguar.
Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.