TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shprehet me trishtim për vdekjen e Sassolit, që sipas tij ishte një mik i mirë dhe një avokat i zjarrtë i shqiptarëve.
Postimi i Ramës në Facebook:
Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte… Addio caro David, riposa in pace.