Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, Duka i Edinburgh ka ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 99-vjeçare.
Princi Philip kishte prej kohësh probleme me shëndetit, pasi disa javë më parë ai kreu një operacioni të papritur, si pasojë e një infeksioni. Duka i Edinburgh qendroi në spital për 28 ditë, derisa gjendja e tij u normalizua.
Më pas ai u rikthye në Winsdor Castle ku u izolua bashkë me Mbretëreshën për shkak të pandemisë deri në momentet e fundit të jetës.
Princi ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabeth II dhe të dy kishin marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Philip dhe mbretëresha kanë festuar përvjetorin e 73-të të martesës së tyre në nëntor të vitit 2020-të.
Ndërsa Duka do të mbushte 100 vjet në qershor dhe u tërhoq nga jeta publike në vitin 2017. Që nga atëherë, ai rrallë është parë në publik.