Tiranë– Ditën e sotme ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19.
Ai prej disa ditësh ka qenë i infektuar me Covid dhe ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendja është përkeqësuar.
Per herë të parë. Nikolin Lorenci e ka veshur zyrtarisht fanellen e Besëlidhjes në maj të vitit 1965 në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri në fund të sezionit 1978-79 nuk i është ndarë fushës së blertë duke thyer një rekord si titullar, pasi nuk ka munguar në asnje ndeshje.