Amarildo Mekollari, një nga themeluesiti LRI-së, ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se Mokollari do mbetet në kujtimet e të gjithëve.
Statusi i plotë:
Më trishtove shumë mik i mirë, bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë. Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu. Për mua do të mbetesh Amarildoja Mekollari i Skraparit, që më priste me buzëqeshje e plot pozitivitet. Do na mungosh shumë. Ngushellime Betës dhe familjes