Një 47-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën mëngjesin e sotëm te “Sanatoriumi” për shkak të infektimit me koronavirus. 47-vjeçari ishte i shtruar prej 10 ditësh në spitalin Covid2. Në Elbasan janë 804 personat aktivë me virusin SarsCov2. Bashkë me 47-vjeçarin, numri i personave që kanë ndërruar jetë prej koronavirusit në këtë qytet arrin në 64.
Kujtojmë se ditën e djeshme bilanci i të prekurve nga Covid-19 arriti në rekordin e 795 raste të reja dhe 17 viktimave.