Dy inspektorë të tjerë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 6 persona të tjerë janë vënë në pranga, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje. Sipas policisë, në pranga janë vënë: – D. Z., 28 vjeç dhe A. Z. 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale” Shpërdorimi i detyrës“:
– I. Ç., 33 vjeç, Xh. P., 23 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, A. D., 39 vjeç, Sh. V., 35 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi T. P., 64 vjeç, banues në Kuqan, pronar i një hoteli në Llixha, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.