Vlorë- Gjatë ditës së djeshme, deputeti Vullnet Sinaj dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, të shoqëruar nga skuadrat e tyre kanë inspektuar punimet gjatë rrugës së Lumit të Vlorës, në kantierin e Lotit të III që fillon nga Ura e Laskos deri në Qeparo.
Deputeti Sinaj ka ndarë në Facebook fotot nga inspektimi që kryen në zonën e lumit të Vlorës në tre kantierë të ndryshëm ndërtimi. Mes tyre edhe foto nga rruga që bashkon fshatrat e zonës.
“Një album fotosh nga inspektimi i sotëm i punimeve të rrugës së Lumit të Vlorës, në kantierin e Lotit të III që fillon nga Ura e Laskos deri në Qeparo. Shumë punë është bërë, akoma më shumë do të bëhet!”– shkruan deputeti Vullnet Sinaj.
Deputeti Sinaj, i cili kandidon në zgjedhjet e 25 prillit në qytetin e Vlorës ka pohuar gjatë fjalës së tij në inspektimet në kantierët e ndërtimit se kjo rrugë do të jetë çlirim i plotë në sektorin turistik, agroturizmit, me prespektive shumë të mira ekonomike duke e kthyer zonën në një destinacion për të gjithë.
“Rruga e Lumit të Vlorës është një mundësi e jashtëzakonshme zhvillimi për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë”, pohoi deputeti Sinaj.