Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociali i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama për sa i përket takimit që ai kishte online me Komisioneren e BE-së, për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela.
Basha shkruan se nervozizmi i Ramës është i habitshëm. Ai ka shtuar se Shqipëria pa u afruar me BE nuk do të bëjë dot përpara. Sipas Bashës Rama, për 8 vjet nuk bëri asgjë për të afruar integrimin,
Basha i përgjigjet Ramës:
I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.
Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.
Më herët, kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kreu të PD-së dhe ndaj Komisioneres së BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela, ku sipas tij, Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe sipas tij pret që ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e ka gabim.