Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e mbështetjes financiare që qeveria ka dhënë për bujqësinë. Rama thekson se zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punuar, rritja e eksporteve, ulja e importeve bujqësore janë trefishuar në krahasim me qeverisjen e mëparshme. Sipas tij investimi në bujqësi gjatë viteve 2013-2020 ka shkuar në 110 mln euro.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë krahasim të thjeshtë, që tregon se ndryshimi në bujqësi, zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punuar, rritja e eksporteve, ulja e importeve bujqësore, janë rezultate të politikave të reja orientuese dhe mbështetjes financiare gati trefish nga qeveria të punës në fshat, ju uroj një ditë të mbarë”