Tiranë- Mësohet se mëngjesin e sotëm, Andrea Bregu është transferuar tek Drejtoria e Policisë ku do të ketë një dhomë të veçantë dhe do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Andrea u vu në pranga pas protestës së 11 dhjetorit dhe mbi të rëndojnë disa vepra penale. Ai mbahej në Komisariatin nr.1 dhe në kushte jo të mira për shëndetin e tij, pasi ai merr mjekim. Kështu u bë publik rasti i tij në protestën e djeshme pasapelit të protestuesve para kamerave.
Përmes një sqarim zyrtar, Policia e Tiranës njoftoi mbrëmjen e kaluar se Bregu është arrestuar dy ditë më parë dhe ende po mbahet në komisariat pasi akuzohet për disa vepra penale, duke shtuar se ai ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe kjo e rikonfirmuar nga mjeku dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të avokatit të popullit.