Tiranë- Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen se ndihmonin klandestinë nga Lindja e Mesme për në të shkuar në vendet e BE-së.
Nga blutë e kryeqytetit njoftohet se u arrestuan shtetasit O. C., 24 vjeç, B. H., 36 vjeç dhe T. K., 32 vjeç.
Dyshohet se këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt një përfitimi monetar.