Tiranë- Gjatë seancës së sotme në parlament janë ‘ndezur’ gjakrat mes deputetit Lefter Maliqi dhe ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj në lidhje me situatën aktuale në burgje.
Në fjalën e tij deputeti Maliqi ka theksuar se në burgje situata duket e rënduar dhe se po vijon të abuzohet me tenderat.
Fjala e Lefter Maliqit:
Interpelanca ka të bëjë me ato që s’ke bërë, jo ato që bëni ju. Zonja ministre marrim rasin e burgjeve, grevën e urisë. Edhe tek 313 kishte brohoritje për të drejtat e njeriut. E fillojmë me tenderat e ushqimit. Tender 347 mln për bukën, e njëjta firmë tenderin tjetër prej 250 mln për djathë dhe bukë, një firmë e dënuar. Tender tjetër 600 e ca milionë lekë, për ilaçe, nga një firmë skandaloze, ka marrë nga 3 milionë e ca për maska në këtë kohë pandmie. Po marrin tenderin e vezëve qindra miliona lekë, me lokalet që janë nëpër burgje me çmime dy deri në trefish. Pa llogaritur tenderat abuzive për çmimet e telefonave. Kur keni vajtur për të takuar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, sekretarja të ka thënë , më fal ai është duke folur me kryeministrin. Këta janë drejtora që janë të lidhur me kryeministrin dhe oligarkët. Të ka lënë atje në zyrë për të pritur dhe do të them që ai nuk nuk të pyet fare, nuk të pret në zyrë. Ka 9 muaj me këto skandale, me këto greva, me këto shpërthime, 250 janë komandimet në sistemin e burgjeve, që nga nëndrejtori i përgjithëm, hoqët shefin e personit, mikun e Xhemal Qefalisë, hoqët drejtorin Juridik, mikun e Majkos. Hoqi edhe disa drejtorët të tjerë, për të patur situatën e nën kontroll, për të bërë ça i do kokrra e qejfit. Ai bën edhe sfilat mode në zyrë, i doni me foto ju? Janë edhe 2 police të tjera në Korçë, që i kanë shkuar në zyrë këtij drejtori barderr, me lekët e popullit, dhe kanë denoncuar për abuzime sekuale me eprorët e këtyre dhe ky ça bën? I çon në detyra më të vështira policet dhe drejtorët i mban të komanduar Reformën në Drejtësi e keni bërë çorape, dhe e keni lënë vendin 2 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Po fusni në burg gazetarët dhe qytetarë, kjo është reforma që ju bëni.