Pas përfundimit të pushimeve verore kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë fundjavë ministrat e kabinetit të tij në një retreat për dy ditë. Vendi i takimit nuk dihet ende, por sic mëson Lapsi.al Rama do të zhvilloje një analizë të punës së bërë deri më tani, një vit pas marrjes së mandatit të tretë qeverisës.
Vjeshta për qeverinë e tij nuk ka për të qenë e lehtë pasi aksioni opozitar me dyshen Berisha-Meta pritet të intensifikohet më shumë. Sa i përket ndryshimeve qeveritare ka zëra që flasin se do të ketë, por gjasat janë që këto të vendosen në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, për të cilën nuk ka ende një datë se kur do të mblidhet.