• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ndryshimet klimatike COP26/ Rama në konferencën e OKB: Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj ne, që jemi jondotës?

02/11/2021
in Politikë
0
Ndryshimet klimatike COP26/ Rama në konferencën e OKB: Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj ne, që jemi jondotës?

Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, mbajtur në Glasgow, Skoci.

Gjatë fjalës së tij mbajtur sot, kryeministri Rama u shpreh së është krenar që Shqipëria nuk është vend ndotës dhe që prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtëritshme, 100 për qind hidrike, zero për qind karburante fosile. Nga ana tjetër, kryeministri Rama shtroi një pyetje për vendet e fuqishme, kur tha se: “ju dëgjova dhe mbajta shënim, por ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjen me të cilën kam ardhur këtu. Ndoshta nuk i ka shkuar kujt në mend, kështu që po e them qartë: “Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës?”

Fjala e plotë e kryeministrit Rama në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26:

Unë quhem Edi Rama. Me gjasë jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Unë dhe bashkëqytetarët e mi shohim nga vendet tuaja si modele të mirëqeverisjes. Në ngjarje të rëndësishme, si kjo e sotmja, na thuhet se çfarë duhet të bëjmë. Zakonisht, ne dëgjojmë dhe mbajmë shënim. Kështu bëra, ju dëgjova dhe mbajta shënim, por ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjen me të cilën kam ardhur këtu. Ndoshta nuk i ka shkuar kujt në mend, kështu që po e them qartë: “Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës?”

Po, jondotës! Prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtëritshme, 100 për qind hidrike, zero për qind karburante fosile. E nuk japim vetëm premtime se do të përballemi me sfidën e përbashkët të angazhimeve të ndërmarra dhe objektivave të vendosura. Ne e bëjmë këtë. Sot. Në vitin 2021.

Por ne nuk jemi të vetëmjaftueshëm, kështu që na duhet të importojmë energji dhe, për pasojë, importojmë ndotje. Vendi ynë i vogël ju pyet: “Për sa kohë do të na duhet të vazhdojmë të bëjmë të vetëm gjënë e duhur? Për sa kohë do të na duhet të jemi të parët që paguajnë çmimin për kontributin tuaj në ndryshimin e klimës dhe, më tej, për mosndreqjen e pasojave të saj nga ana juaj?

Ne mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat fitimprurëse që na janë bërë për vite me radhë për termocentrale me qymyr. Do të na kishin ndihmuar për të kompensuar sezonet tona të thatësirës, kur mungesa e reshjeve na detyron të dalim në treg dhe të blejmë energji me kosto shumë të lartë nga të mëdhenjtë. Jam krenar që nuk e kemi bërë, por, tani, vendi im i vogël sheh atë çfarë ndodh këtu, sesi ndotësit më të mëdhenj marrin racionet më të mëdha të parave, për të na ndihmuar ne të përballemi me ndryshimin klimës siç thonë.

Tani që po vjen dimri, buxheti ynë ka humbje, pasi na duhet të blejmë energji dhe çmimet kanë shkuar në qiell. Për më tepër, për shkak të thatësirës së madhe, hidrocentralet tona nuk i përmbushin dot nevojat e vendit. Kështu gjendemi midis dy përbindëshave, Shilës, ndërsa lutemi të bjerë shi për prodhimin e energjisë elektrike dhe Karibdës, rrezikut të përmbytjeve shkatërruese që gërryejnë pjesë masive të ekonomisë sonë të vogël rurale. Vetë kriza e klimës në veprim.

Kështu, vendi im thotë me vete – ke 100 për qind burime të ripërtëritshme, po, por cila është përgjigjja për familjet dhe biznesin e vogël që nuk ia dalin të paguajnë fatura edhe më të larta për konsumin e energjisë elektrike? Mos po paguajmë çmimin se po bëjmë gjënë e duhur?

Ne nuk mund të rrimë pa bërë gjë e të presim nëse tregjet lëvizin me shpejtësi në drejtimin e duhur. Shpresoj që do t’i mbani premtimet për financim, për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; duke nisur nga modele të energjisë së pastër, siç është Shqipëria. Ky financim nuk duhet të vijë në formën e huave që i zënë vendet tona në grackën e ciklit të borxhit, por përmes granteve që na fuqizojnë të investojmë. Dhe shpresoj që mbështetja nuk do të vazhdojë të nënkuptojë studime e strategji pa fund, ndikimi i të cilave është shumë herë më i ulët sesa kostoja që duhet për të paguar njerëzit nga vendet e pasura që i hartojnë ato.

Është krejt fisnike të refuzosh çdo përzierje me karburantet fosile të prodhimit tonë të energjisë 100 për qind të ripërtëritshme. Disa prej jush mund të jenë në gjendje ta përballojnë. Për ne, është një betejë e përditshme. Modeli është i pamundur të përballohet pa mbështetjen e vendeve më të pasura e më të fuqishme. Jam i ndërgjegjshëm se nismat e ardhshme të klimës nuk kushtëzohen vetëm nga sa prekin Shqipërinë apo vende të ngjashme me të, por mungesa juaj e veprimit na ndikon ne dhe shumë si ne, që paguajnë çmimin e lartë për fitimet e ndotësve të mëdhenj.

E nisa duke thënë se i kemi sytë nga vendet tuaja, si modele të mirëqeverisjes. Shpresoj të mos vijmë në pikën ku të kuptojmë që ka qenë gabim. Ju falemnderit.

Tags: albanewscop26edi ram aglasgowokb
Previous Post

VOA: Shqipëri, në tetor rastet me COVID-19 bien dukshëm, rriten viktimat

Next Post

Hetimi për Inceneratorët, Tabaku: Në 3 kontratat, ligji është shkelur me të dyja këmbët

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Hetimi për Inceneratorët, Tabaku: Në 3 kontratat, ligji është shkelur me të dyja këmbët

Hetimi për Inceneratorët, Tabaku: Në 3 kontratat, ligji është shkelur me të dyja këmbët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.