Tiranë- Ditën e sotme, në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi në seancë plenare. Në rendin e ditës së sotme do të jenë diskutimi dhe votimi për 10 çështjet kryesore.
Pas thirrjes së ndërkombëtarëve dhe presidentit Meta për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese pa ardhur opinioni i Komisionit të Venecias, Partia Socialiste është e vendosur të miratojë Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e Metës.
Rendi i ditës
Interpelancë me ministrin e Shtetit për Rindërtimin kërkuar nga deputeti Halit Valteri; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” të ndryshuar””; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””; Dekret nr. 11. 797, datë 22.10.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””; Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).