Shkodër- Partia Socialiste bën ndryshime në Kadastrën e Shkodrës, duke vijuar ndryshimet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Në prag të zgjedhjeve në krye të këtij institucioni është vendosur Genc Berhani, i cili zëvndëson Ilir Dibrën.
Një vit më parë në Shkodër pati shumë lëvizje në rang drejtorësh pasi një pjesë e madhe e tyre dhanë dorëheqjen.
Problemet për emërimet në këtë qytet kanë qenë shpeshherë problematike e kjo vjen nga përplasjet e shumta që kanë ndodhur në këtë qark, ku edhe prefekti u emërua me shumë vonesë.