TIRANË– Familja Rasha ka pranuar pensionin e lidhur nga qeveria pas vrasjes së djalit të tyre Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Mësohet se pas takimit të tretë me kryeministrin Edi Rama, kanë pranuar pensionin, vendimi për të cilin u bë publik një natë më parë.
Familja Rasha është shprehur se do ta marrin pensionin e dhënë nga qeveria, por jo për vete. Ata ado ta dhurojnë për bamirësi.
“Do ta pranojmë pensionin nga qeveria. Do ta marrim dhe do ta dhurojmë për bamirësi,”- mësohet të jenë shprehur anëtarët e kësaj familjeje.