Një mikroskop që Charles Darwin i dha të birit Leonard dhe që ka mbetur në familje prej më shumë se 200 vjetësh është bërë gati për të dalë në ankand në dhjetor, kur pritet të shitet për 480 mijë dollarë.
Instrumenti ishte projektuar nga Charles Gould për firmën “Cary” rreth vitit 1825 dhe është një nga 6 mikroskopët e mbijetuar që lidhen me natyralistin britanik, sipas shtëpisë së ankandeve “Christie’s”.
Data e prodhimit të objektit përputhet me kohën kur Darwin po studionte zoofitet, siç njihen organizmat si koralet apo lulet e detit. Mikroskopi do të ofrohet në ankandin e Librave me Vlerë dhe Dorëshkrimeve të “Christie’s” më 15 dhjetor.